Angli, kryhet transplanti i parë bionik i syrit në botë

610
Kirurgët në Angli kanë kryer transplantin e parë bionik të syrit te një pacienti për shkak të humbjes së shikimit. 80 vjeçari Ray Flinn kishte degradim makular të thatë në retinë gjë që solli totalisht humbjen e shikimit qëndror. Ai po përdor një implant që përcjell video imazhe nga një kamera në miniaturë në syzet e tij. Ray Flinn tashmë ka mundësi të dallojë drejtimin e vijave të bardha në një ekran kompjuteri falë implantit në retinë. Z.Flinn tha se ishte i kënaqur me operacionin dhe që shpreson se një ditë do të shohë mjaftueshëm për të dale për pazar apo për tu kujdesur për lulet në kopshtin e tij. Operacioni i kryer në spitalin Royal Eye në Manchester, është i pari në të cilën është mundësuar një implant i tillë në këtë moshë që prek jo vetëm një pjesë të madhe të popullsisë të Anglisë, por në të gjithë botën.
“Nuk i shoh dot numrat kur paguaj me kartë në dyqan ose në bankë dhe megjithëse isha një kopshtar i përkushtuar nuk dalloj dot më farat nga lulet”- u shpreh 80 vjeçari disa ditë para implantit në sy.
Sigal