Sigal

Fatmirësisht, një fatkeqësi e madhe u shmang pasi piloti arriti të ngrinte në qiell aeroplanin Airbus A380 pasi era e fortë bëri që ai të lëkundej sa në një anë në një tjetër gjatë ngritjes në fluturim.

Videoja e filmuar e cila po bën xhiron e rrjetit që tregon se si piloti luftoi kundër stuhisë për të siguruar kontrollin e avionit dhe për ta ngritur atë nga toka, shkruan Daily Mail.

Aeroplani po përpiqej të ngrihej nga aeroporti i Manchesterit, ndërsa zona u godit nga erëra të forta me shpejtësi deri në 80 km për orë.