Angelov: Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Greqisë janë në linjë të butë

429
Do të marr guximin të them se marrëdhëniet diplomatike mes të Maqedonisë dhe Greqisë janë në një linjë të butë përpjetë për të cilat tashmë kemi disa lëvizje të caktuara, duke shikuar nga fakti se në muajt e fundit kemi një rritje të komunikimit gjë që nuk ishte më parë, deklaroi ambasadori i Maqedonisë në Greqi Darko Angelov. Ambasada e Maqedonisë në Athinë organizoi pritje për të shënuar 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, respektivisht nga Marrëveshja e përkohshme dhe 24 vite të pavarësisë së Maqedonisë. Në pritje morën pjesë ambasadorë të huaj, përfaqësues të autoriteteve greke dhe Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe maqedonas që jetojnë në Greqi.

Ambasadori Angelov në fjalimin e tij në pritje theksoi se kur dy vende shënojë përvjetorë, është e zakonshme për të shkuar mbrapa dhe të analizohet se çfarë ka ndodhur. Megjithatë, ai u fokusua në atë që po vjen, duke theksuar se në marrëdhëniet mes dy vendeve në 20 vitet e fundit kanë mbetur shumë potenciale të pashfrytëzuara. “Qasja ku e kemi synimin dhe fokusohemi është ajo që duhet të na afrojë, e jo çështje që na ndajnë. Dhe ka një listë të gjatë të çështjeve të tilla, interesa të përbashkëta, ku ne bashkërisht do të bëjmë përpjekje. Ato janë bashkëpunimi ekonomik, e cila është shumë e mirë në dy dekadat e fundit, edhe pse është ende larg niveleve optimale, përforcimi ie kontakteve njerëzore dhe bashkëpunimi në arsim, kulturë dhe siguri, diçka që fuqishëm na rikujtoi kriza e përshkallëzuar me emigrantë dhe refugjatë në kufijtë tanë”, tha Angelov dukje theksuar se se një qasje e tillë mund të arrihet deri në marrëveshje mbi masat e ndërtimit të besimit.

Pas pritjes, ambasadori i Maqedonisë në deklaratën për media theksoi se është shumë me rëndësi që komunikimi mes dy vendeve filloi dhe bëhet në baza ditore. Duke komentuar rizgjedhjen e qeverisë greke, ai shfaqi shpresë se të dyja palët do të mund ti përkushtohen edhe punëve më konkrete dhe rezultateve të asaj që është konkluduar së pari, e ato janë masa për ndërtimin e besimit, e cila në fakt do të thotë edhe bashkëpunimi praktik mes dy vendeve. “Qasja në muajt e fundit është ajo që ne me vite e propozojmë si vend dhe qeveri, për të mos i lënë pas dore marrëdhëniet praktike në llogari të asaj që është e qartë, të paktën deri më tani, çështje të pakapërcyeshme që na ndan”, tha Angelov.
Sigal