Angela Merkel u jep të tjera shpresa grekëve

458
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se është sërish e bindur se është e mundur një marrëveshje për borxhin grek. Ajo tha se mendon se Greqia mund të arrijë një marrëveshje me kreditorët e saj- BE-në, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Europiane.
Merkel deklaroi përpara Bundestagut se Gjermania po punon fort që të mbajë Greqinë në eurozonë, por tha se Athina duhet t’u përmbahet angazhimeve për reforma. “Jam akoma e bindur, ku ka vullnet, ka zgjidhje. Nëse ata në Greqi kanë vullnetin, një marrëveshje është e mundur”, tha Merkel.
Fjalimi i Angela Merkel vjen pak përpara një takimi të ministrave të Financës të eurozonës në Luksemburg. Greqia ka më pak se dy javë kohë për të arritur një marrëveshje ose vendi shkon drejt falimentimit për shkak se duhet të paguajë një këst prej 15 miliard euro për FMN-në.
Sigal