Angela Merkel: Nuk e dimë se sa emigrantë do të pranojë Gjermania

443
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se ende nuk është e gatshme për të përmendur një limit maksimal për numrin e emigrantëve të cilët mund të vijnë në Gjermani, madje edhe pas presion të brendshëm politik, që po i bëhet asaj për të reduktuar numrin e emigrantëve. Merkel i tha televizionit televizionit ZDF se e vetmja mënyrë për të zvogëluar numrin e emigrantëve që vijnë, është të merret parasysh arsyet pse njerëzit po ikin në Evropë, “dhe ata janë jashtë Gjermanisë.”

Merkel tha: “Unë nuk mund të përcaktojë në mënyrë të njëanshme numrin e emigrantëve … ajo që në Gjermani nuk mund të bëjmë është që thjesht në mënyrë të njëanshme, të përcaktojmë se kush mund të vijnë ose nuk mund vijnë.”, citon rel. Deri më tani Gjermania është duke u përballuar më një shifër alarmante të emigrantëve. Sipas statistikave më shumë se 800 mijë emigrantë kanë arritur në Gjermani, deri tani.
Sigal