Anëtarësimi në UNESCO, Mali i Zi mbështet Kosovën

498
Mali i Zi pritet të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në UNESCO.
Ky shtet fqinj pavarësisht kundërshtimeve nga Serbia dhe atyre të komunitetit serb në Mal të Zi pritet të mos ndryshojë kursin politik ndaj Kosovës.
Mbështetjen ndaj Kosovës e ka lënë të nënkuptohet edhe Ministri i Jashtëm malazez Igor Luksiq.
“Mali i Zi për këtë çështje të marrë një qëndrim kur vjen koha e seancës, dhe atë në bazë të kursit të tanishëm politik për rajonin”- u shpreh Igor Luksiq.
Sipas mediave në Beograd ndryshimi i qëndrimeve politike të Malit të Zi ka filluar që me njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, i cili u pasua me vizitën e Thaçit në Podgoricë dhe me paralajmërimin për hapjen e një ambasade në Prishtinë.
Ndërsa kjo mbështetje pritet të thellohet akoma edhe më shumë pasi Mali i Zi do të jetë një ndër shtetet e cila do të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në UNESCO.
Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën për anëtarësim të Kosovës më 3 tetor ndërsa deklarata e ministrit të Jashtëm Igor Luksiqit konfirmom mbështetjen për kërkesën e Kosovës.
Sigal