Anarkistët sulmojnë me tymuese rezidenca e Ambasadës Amerikane në Athinë

454
Sigal

Është sulmuar me tymuese rezidenca e Ambasadës Amerikane në Athinë. Gjatë natës disa persona kanë hedhur tymuese drejt rezidencës, duke shkaktuar panik. Policia greke bën me dije se sulmi është kryer nga organizata anarkiste “Ruvikona”.

Gjithashtu ky grup hodhi bojë drejt rezidencës së Ambasadës Amerikane. Nga sulmi me tymuese nuk ka patur asnjë të lënduar, ndërkohë që policia greke menjëherë ka rrethuar zonën.