Analiza e “Blic”: Shqipëria do të kryesojë rendin e ri në Ballkan, të sponsorizuar nga Perëndimi

438
Gazeta serbe “Blic” ka publikuar një analizë në faqen e saj online, në të cilën thekson se SHBA-të, Britania dhe Gjermania, po punojnë së bashku për të krijuar një rend të ri në Ballkan. Sipas analizës së kësaj të përditshmeje, ky rend i ri në Ballkan do të kryesohet nga Shqipëria.
“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të afrohen dhe të hyjnë në BE, mirëpo së pari duhet ta kenë prioritet sundimin e ligjit dhe të zhvillojnë ekonominë e tregut.
Por edhe forcimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët, me të cilin Serbia vështirë se do të pajtohet. Perëndimi kërkon të arrijë “pacifizëm” të nacionalizmit serb, hyrjen në NATO, heqjen e Republikës dhe kënaqjen e shqiptarëve në të gjithë trevat që jetojnë”, shkruan “Blic”.
Sipas Ivan Vejvodës nga “Fondi marshall”, rajoni ynë mbetet i fundit për t’u zgjidhur në sytë e Perëndimit. “Ne në korrik na presin dy ngjarje shumë të rëndësishme: vizita e gruas me të fuqishme në botë, Angela Merkel e cila më 8 dhe 9 qëndron në Beograd dhe shënimi i 20-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, dy ditë më vonë”, shkruan kjo e përditshme.
Analiza e botuar në “Blic”
Sipas “Blic”, Merkel nga Serbia do të kërkojë që në fund të procesit të Brukselit me Kosovën, të pranojë anëtarësimin e shtetit e saj në OKB, por edhe të distancohet nga presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik dhe mos të pengohet forcimi i institucioneve qendrore në Bosnjë.
Përveçse Beogradit, Merkel do të vijë edhe në Tiranë, si edhe do të vizitojë Sarajevën. “Nga kryeministri Edi Rama, Merkel do të kërkojë që të qetësojë radikalizmin nacional dhe islamik të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Kosovë, kurse me Serbinë të punojë për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët.
Sigal