Amsterdami merr masa të rrepta sigurie

553
Amsterdami pritet të forcojë masat e sigurisë pas sulmeve tragjike terroriste në Barcelonë, duke kryer kontrolle të hollësishme në zonat kryesore turistike, bëri të ditur sot kryebashkiaku.

Kryetari i Bashkisë, Eberhard van der Laan, Ministria publike dhe forcat e rendit janë solidarizuar së bashku me drejtuesit e zonave më të mëdha turistike për të bërë thirrje rreth kërcënimit aktual terrorist.

Me qendrat e tij piktoreske, muzetë e shumtë dhe lagjen e kuqe, kryeqendra holandeze tërheq çdo vit rreth 17 milionë turistë, referuar një studimi të realizuar në vitin 2016 nga Amsterdam Marketing.
Sigal