Amnisti për 300 mijë emigrantë ilegalë në Londër, propozon deputeti britanik

489
Amnisti për 300 mijë emigrantët ilegalë që jetojnë dhe punojnë në Londër prej 5 vitesh apo më shumë. Është ky propozimi i bërë këtë të martë nga deputeti laburist në Londër, David Lammy, që është edhe nga nga kandidatët kryesorë për postin e kryebashkiakut të kryeqytetit anglez. Madje, deputeti ka propozime konkrete kur bëhet fjalë për emigrantët, duke theksuar se ata duhet të bëhen pjesë e shoqërisë britanike, në mënyrë që të mund të paguajnë taksa njësoj si gjithë të tjerët por edhe të kenë një jetë më të qetë dhe të sigurtë.

Sipas Lammy, nëse emigrantët ilegalë punojnë sipas rregullave, mund të kontribuojnë në mënyrë të mënjehershme në buxhetin e Londrës, me mbi 600 milionë paund vetëm nga pagesa e taksave. Kjo politikë e suksesshme është ndjekur edhe nga vende të tjera të Europës, si Spanja, e cila në mes të viteve ’80, legalizoi 1.2 milionë emigrantë të paligjshëm, duke përfituar ndjeshëm në ekonomi. Kritikët thanë se ky propozim mund të shkaktojë rradhë akoma më të gjata në kufi me Britaninë e Madhe, në një tjetër valë përpjekjesh për të mbërritur atje dhe menjëherë “Downing Street” e refuzoi idenë, madje zëdhënësi i qeverisë Cameron tha se ekzekutivi as nuk e ka marrë një konsideratë një ide të tillë.
Sigal