“Amerika Jugore” furnizon qytetarët e Kosovës me mish, mbi 40 milionë KG importohen brenda një viti

389
Sigal

Nëse shikohen shifrat e Doganës së Kosovës atëherë mund të krijohet përshtypja se kosovarët konsumojnë vetëm mish. Kjo pasi brenda një viti janë importuar hiç më pak se 40 milionë kilogram mish nga shtete të ndryshme të botës. Autoritetet përkatëse garantojnë se mishi kontrollohet dhe është u sigurt për konsumim.

Qytetarët e  Kosovës kanë pasur mundësi të lexojnë për skandale të shumta me mishin muajve të fundit,  mirëpo kjo gjë u ka bërë fare përshtypje, për të mos thënë hiç.

Brenda vitit të kaluar Kosova importoi 40 milionë kg mish të llojeve të ndryshme. Për një vit kosovarët konsuamuan mish nga Brazili, Argjentina e Shtetet e Bashkuara, Holanda, Belgjika e vende të tjera.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës thotë se vendi i origjinës të mishit që importohet në Kosovës është kryesisht Amerika Jugore.

“Realisht një mesatare mishit të shpezëve po ashtu edhe mishit të gjedhit është rreth 40 milionë, ka vit që e kalon 40 milionë, por kryesisht rreth 30 milionë e përbëjnë mishi i shpezëve, kurse mishi i gjedheve është rreth 10 milionë import”, ka treguar ai.

Stavileci ka bërë me dije se  vendet e importit janë kryesisht nga Amerika Jugore.

“Vendet e importit janë kryesisht nga Amerika Jugore pasi që është edhe prodhuesi më i madh në botë dhe mund të themi se kjo mesatare ka mbi 10 vite që ka qëndruar e njëjtë në aspektin e konsumit dhe shitjes së mishit”.

Vitin që shkoi Kosova u përfshirë në skandalin e mishit të prishur të importuar nga Belgjika.

Por, tash në institucionet që merren me kontrollet e mishit thonë se mishi që hanë qytetarët e Kosovës është i sigurt.

Kurse, në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit kanë treguar se nga sektori veterinar janë konfiskuar dhe asgjësuar vetëm brenda 3 muajve të këtij viti mbi 30 mijë kilogramë produkte të mishit.

“Mish i prishur nuk lejojmë me hy në vendin tonë, gjithmonë kur një ngarkesë kontrollohet aty garantohet që produkti që lejohet me hy është produkt i sigurt. Të gjithë e dinë që produktet kanë afat të qëndrueshmërisë të caktuar, përveç afatit të qëndrueshmërisë ato duhet të ruhen në kushte adekuate në kushte frigorifike dhe mund të ketë edhe kontaminim të produktit, apo prishje të produktit si pasojë e mos ruajtjes adekuate, apo skadimit të datës brenda”.

Thaçi thënë se asnjë produkt i dyshimit nuk lejohet të hyjë në Kosovë.

“Ne nuk lejojmë që një produkt i dyshimtë të hyjë në vendin tonë dhe kudo që ne hasim produkte që nuk plotëson kushtet për konsum ne menjëherë e konfiskojmë atë produkt”.

Për herë të parë për mishin e prishur u dëgjua në vitin 2016 kur autoritetet kosovare paralajmëruan autoritetet belge se nga kompania Veviba ka mbërritur mishi i prishur.

Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka njoftuar se po atë vit janë asgjësuar 20 mijë kg mish i prishur importuar nga mishtorja e Belgjikës Veviba.