Ambasadorja e Holandës: Sfidat e BE, fluksi i emigrantëve dhe sulmet terroriste

487
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri Dewi van de Weerd e pranishmë në Komisionin Parlamentar të Jashtëm tha se Holanda ka marrë presidencën e BE në janar në kohë të vështira sic është fluski i emigrantëve dhe sulmet terrosite. Sipas diplomates, suksesi i Presidencës sonë do të varet edhe nga aftësia për t’iu përgjigjur këtyre problemeve duke përcaktuar një axhendë të qartë.

Ambasdorja e Holandës tha se është shumë e rëndësishme të punohet në mënyrë transparente për t’i dhënë qytetarëve sa më shumë akses për informacionin rreth çdo gjëje që ndodh në BE sepse ato janë shtylla e Bashkimit Europian dhe ne kemi nevojë për mbështetjen e tyre. Të dhënat transparente që mund të aksesohen kudo si psh të dhënat e qeverisë, por edhe të Bashkimit Europian.
Sigal