Ambasadori rus në Beograd: Mbështesim ndarjen e Kosovës nëse është zgjidhje për Serbinë

557
Sigal

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Cepurin tha se Rusia do të pranonte ndarjen e Kosovës nëse Serbia e konsideronte atë si zgjidhjen më të mirë për të.

Kështu u shpreh Chepurin duke komentuar deklaratën e kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç se edhe: “shqiptarët mund të bien dakord për ndarjen e Kosovës, dhe se kjo është në interesin e tyre”.

“Ne e respektojmë qëndrimin e Serbisë dhe atë zgjidhje, të cilën e konsideron si më të mirën për të ne do e mbështesim”- tha Cepurin.

Sipas tij, Rusia do të mbështesë çdo vendim të Serbisë.

Cepurin pretendon se pavarësisht nga ndryshimet e brendshme që po ndodhin në Rusi, Serbia do të vazhdojë të ketë një partner të mirë në Kremlin.