Ambasadori O’Connell: Nuk përzihemi në zgjedhjen e presidentit

57
Ruairi O’Connell, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, tha se nuk do të përzihen në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës. “Qytetarët dhe deputetët e Kosovës do ta zgjedhin, por ne do të insistojmë që Kosova të respektojë ligjet e veta”, tha ambasadori O’Connell, në Info Magazine të Klan Kosovës. O’Connell tha se Gjykata Speciale duhet të funksionalizohet. “Mendoj që çështja e Gjykatës Speciale ka qenë shumë e ndjeshme”. “Shpresoj që procesi i ndërtimit të gjykatës do të vazhdojë. Nëse nuk i zbardhë Kosova këto akuza, nuk e di si do të reagojë Bashkësia Ndërkombëtare”.

“Nuk e di si mund t’i lëmë anash këto akuza”, tha ai. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, tha se tash për tash nuk do të flas me Vetëvendosjen. “Kam folur me ta, kam pasur marrëdhënie të gjatë me Vetëvendosjen. Unë nuk flas më me Vetëvendosjen tash për tash sepse nuk kemi për çfarë të flasim. Nuk është debat kur përdoret dhuna. Është vetëm mohim i debatit, i demokracisë”, tha ambasadori. “Nëse qytetarët mendojnë që dikush ka gabuar, le të mos votojnë më për të. Le të zgjidhet dikush tjetër. Le të marrin qytetarët përgjegjësinë që të zgjedhin atë që është më i mirë, më i vlefshëm”, tha ai.