Ambasadori i SHBA në Serbi: Kosova duhet të jetë në OKB

490
Kosova duhet të jetë anëtare Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ambasadori amerikan në Beograd Michael Kirby deklaron se një hap i tillë është pjesë e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Michael Kirby: “Ne nuk po i kërkojmë Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës, por normalizim marrëdhëniesh mes Beogradit dhe Prishtinës. Çfarë do të thotë eksaktësisht ky normalizim, varet nga BE-ja, por në pikëpamjen tonë, kjo përfshin anëtarësimin e Kosovës në OKB
Iu përgjigj ambasadori amerikan gazetarit të “Vecernje Novosti” kur ky i fundit e pyeti nëse njohja e pavarësisë është kusht për integrimin e Serbisë në BE.
Duke iu përgjigjur disa zyrtarëve të lartë serbë se anëtarësimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm, Kirby tha: ” edhe Gjermania Perëndimore nuk e njohu kurrë Gjermaninë Lindore, por kjo e fundit sërish ishte pjesë e OKB-së”
I pyetur nga mediat serbe për rolin e Amerikës në këtë proces, Kirby tha se vendi i tij vetëm po asiston në këtë proces, i nisur nga BE-ja dhe në këtë fazë ata nuk janë duke insistuar për asgjë.
“SHBA e ka njohur Kosovën, por tani është çështje e BE-së, ku 5 shtete nuk e kanë njohur ende”
Sigal