Ambasadori amerikan në Kosovë: Ratifikimi i demarkacionit, më afër se kurrë

632
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, tha se ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit të Kosovës me Malin e Zi është më afër se kurrë.
Delawie, përmes një postimi në Twitter, porositi deputetët se ka ardhur koha që t’i jepet fund ratifikimit të kësaj marrëveshjeje këtë javë.
“Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjellë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që ta sillni atë në vijën e finishit këtë javë”, shkruan Delawie.
Kuvendi i Kosovës, deri më tani, ka thirrur tri seanca për ratifikimin e demarkacionit, por për shkak të mungesës së votave, ato janë shtyrë vazhdimisht.
Sigal