Sigal

Kompania e famshme Amazon bëhet e dyta pas Apple që arrin vlerën 1 trilion $ në bursën amerikane.

Aksionet u rritën ndjeshëm gjatë mëngjesit të sotëm duke arritur vlerën rekord 2050 dollarë për aksion. Vetëm gjatë një dite vlera e Amazon u rrit me 18 miliard $. Një muaj më parë ishte kompania Apple e para në histori që arriti vlerën e 1 trilion dollarëve.

Amazon u themelua në vitin 1994 nga Jeff Bezos, dhe në fillimet e saj ishte thjesht një platformë për shitjen e librave, ndërsa sot është kompania më e madhe në botë për shitjet me pakicë online.

Momentalisht Amazon ka rreth 500 mijë persona të punësuar./Telegraf