‘Allahu Ekber’, vritet me thikë i riu shqiptar në Suedi. Ja emri

520
Vritet me thikë në Suedi një 18-vjeçar shqiptarë, nga Peja i cili studionte për mjekësi.

Viktima është Suad Hajron Shkreli, i cili jetonte me familjen në Suedi që prej kohës së luftës në Kosovë dhe aktualisht studionte për mjekësi.

18-vjecari u nda nga jeta mbrëmjen e së mërkurës së 22 marsit, rreth orës 21:30 kur i riu i shqiptar, në shoqërinë e disa miqve të tij është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.

18-vjeçari Shkreli është qëlluar disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë pas disa orëve në spital, duke mos mundur kështu t’u bënte ballë plagëve të marra. Gjatë këtij sulmi ngelën të plagosur edhe 2 shokët e tij. Ngjarja

e rëndë ka ndodhur në afërsi të një fast food-i “Mc.Donald”, në kryeqytetin suedez Stockholm, 30 metra larg banesës së familjes Shkreli.

Duhet të theksohet se një prej autorëve ka bërtitur “Allahu Ekber” para se t’i sulmonte të rinjtë.
Sigal