Alizkërkuesit, Hahn: BE s’është e shqetësuar nga fluksi

47
Bashkimi Europian nuk po e shikon me shqetësim rritjen e azilkërkuesve nga Ballkani, duke e konsideruar këtë një situatë të përkohshme. Megjithatë Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn këshilloi vendet e rajonit të angazhohen më shumë për të zgjidhur problemet ekonomike dhe sociale që të mos përballen me largimin e të rinjve por edhe për tu bërë pjesë e BE-së.
Shtimi i kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit nuk është shqetësues, sepse është i përkohshëm. Kështu është shprehur në një intervistë komisioneri për politikat e zgjerimit në BE, Johanes Hahn, për të cilin zgjidhja e emigrantëve ka vetëm një përgjigje: “Europën e Bashkuar”
“Nuk më shqetëson fakti i vendeve të Ballkanit, sepse kjo periudhë për ta është tranzitore. Ndaj duhet të adresojmë këtë cështje si pjesë të të gjithë Europës. BE do ti sigurojë këtyre vendeve paratë e nevojshme. Vendet e Ballkanit Perëndimor fillimisht duhet të merren me problemet e brendshme të tyre, me kushtet sociale dhe ekonominë. Duhet ti zgjidhin ato për tu përgatitur më pas për të qënë pjesë e Bashkimit Europian”.
I pyetur a ishte një mesazh i qartë politik deklarata e presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker një vit më parë se për 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të BE-së, eurokomisioneri Hahn, ka këtë përgjigje.
“Ajo deklaratë shkaktoi irritim. Por negocitatat për të marrë përsipër zbatimin e legjislacionit të BE-së janë dicka krejt tjetër. Të shënosh ndryshime reale, për këtë duhet kohë. Por negociatat për të marrë përsipër acquis communautaire (legjislacioni i BE-së) është diçka tjetër. Por që të ketë ndryshime të qëndrueshme në bazë të ndryshimeve ligjore është diçka tjetër dhe merr kohë. Ndaj duhet të jemi të qartë, të drejtë dhe transparent se është e pamundur të ketë zgjerim brenda këtij mandati dhe ky është një mesazh i qartë. Ne nuk e humbasim kohën kot. Dhe është në dorë të vendeve kandidate sesa të shpejtë janë. Kjo varet nga to. Nga ana ime, unë them gjithnjë se nuk ka një limit shpejtësie”.