Algjeria, Tunizia dhe Maroku, vende të sigurta, Finlanda do të dëbojë azilkërkuesit

457
Pas vendimit të Suedisë për të dëbuar rreth 80 mijë klandestinë, edhe Finlanda ka marrë të njëjtin vendim.
Nga 32 mijë azilkërkues të mbërritur gjatë 2015, Helsinki ka vendosur të largojë nga vendi dy të tretat e tyre.
Qëllimi është frenimi i fluksit, teksa dy vendet skandinave janë në listën e prefereuar të emigrantëve që i largohen luftës, mjerimit dhe skamjes nga vendet e tyre si Siria, Iraku dhe Afganistani.
Paivi Nerg, Drejtore Administrative e Minisitrisë së Brendshme, tha se për 65 përqid të klandestinëve në vend do të refuzohet kërkesa për azil.
Ndërkohë në kuadër të reduktimit të numrit të emigrantëve, shpallur si objektiv nga kabineti i Merkel, Gjermania do të shtojë në listën e vendeve të sigurta Algjerinë, Marokun dhe Tunizinë.
Ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, tha se të gjithë shtetasit që vijnë nga këto vende nuk do të përfitojnë të drejtën e azilit.
Deklarata e Gabriel erdhi pas takimit që partia e tij Social Demokrate pati me Kristian-demokratët e Angela Merkel dhe me simotrën bavareze të Bashkimit Social Kristian.
Menjëherë pas vendimit, Maroku u përgjigj pozitivisht, duke u shprehur se do të bashkëpunojë për riatdhesimin e të gjithë morokenëve që kanë hyrë ilegalisht në Gjermani.
Partnerët e koalicionit gjerman ranë gjithashtu dakord që emigrantët me status të kufizuar azili nuk do të jenë në gjendje të sjellin të afërmit e tyre në vend për një periudhë kohore dy vjeçare dhe përshpejtim të proçedurës së dëbimit për të gjithë ata që iu është refuzuar azili.
Propozimet e koalicionit priten të miratohen nga qeveria dhe parlamenti.
Sigal