Aleksandar Vuçiç: Qeveria serbe, e gatshme për dialog me shqiptarët e Preshevës

450
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi dje se qeveria serbe dhe ai personalisht ishin përherë të gatshëm për bisedime me përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Serbisë.

”Jemi të gatshëm për të diskutuar gjithçka që nuk prek sovranitetin e shtetit serb. Jemi të gatshëm të flasim, të dëgjojmë dhe të ofrojmë të gjithë asistencën e mundshme”, tha Vuçiç për gazetarët.

I pyetur për integrimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, ai tha se një gjë e tillë përbënte një çështje shumë serioze dhe se qeveria ishte e gatshme të bashkëpunonte me shqiptarët për të ndryshuar situatën për më mirë
Sigal