Albin Kurti sot prezanton platformën e tij udhëheqëse në VV

667
Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, sot prezanton platformën e tij.
Prezantimi do të bëhet në “Sallën e Kuqe”, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.
Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes do të mbahen më 21 janar, ndërkaq Albin Kurti duhet të marrë mbi 50 për qind të votave për t’u bërë kryetar i këtij subjekti.
Sigal