Albin Kurti i vetmi në garë për kreun e Vetëvendosjes

519
Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, si duket nuk do të këtë përballë asnjë kundërkandidat për të ardhur përsëri në pozitën e kreut të kësaj partie. 
Afati i paraqitjes së kandidaturave përfundoi mbrëmjen e djeshme, ndërsa nuk ka asnjë raportim për ndonjë kandidaturë tjetër që do ta rivalizonte Kurtin në këtë garë.
Kurti, i cili është themelues i VV-së dhe ishte në krye të saj për dy mandate, në zgjedhjet e brendshme pritet të marrë për të tretën herë këtë post pas një “pauze” trevjeçare kur kryesimi i partisë iu dha Visar Ymerit, i dorëhequr nga ky post ditë më parë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, derisa Kurti gjendej në paraburgim, autorizoi deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli që të mbledhin nënshkrimet për ta paraqitur kandidaturën e tij. Au dënua nga gjykata me më shumë se 1 vit burg me kushtin nëse bën ndonjë vepër tjetër penale.
Sigal