Albin Kurti do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në 18 shkurt 2016

78
Ish-lideri i VV, Albin Kurti do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në 18 shkurt 2016. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe është konfirmuar nga avokatja e tij, shkruajnë mediat.

Kurti tani gjendet në arrest shtëpiak që nga java e kaluar me vendim të Gjykatës Supreme. Albin Kurti, bashkë me Albulena Haxhiu, Faton Topallin dhe Donika Kadaj – Bujupin, akuzohen nga Prokuroria për veprat penale, përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar.