Albana Mëlyshi Lifschin/ 45 vjet mё parё, Woodstock ’69

85

Kujtimi i festivalit tё muzikës nё Woodstock të Nju Jorkut në gusht 1969 nuk ka për t’u zbehur kurrë

Festivali muzikor i Woodstock-ut, gusht 1969, nuk qe një ngjarje spontane e lindur ne vakum. Për ta kuptuar më mirë atë dhe mesazhin që përcolli duhet të kthehemi në atmosferën e asaj periudhe të veçantë  në historinë e Amerikës. Pёr “Baby boomers” kujtimi i festivalit tё muzikës nё Woodstock (Udstak) Nju Jork, gusht 1969 nuk ka për t’u zbehur. Gazeta “Nju Jork Tajms” e ka  cilësuar atë si “një nga tё paktat ngjarje përcaktuese të fundviteve ‘60, me një fund qartësisht tё lumtur”.

 Rinia amerikane e viteve ‘60-të

Ishte koha kur lufta në Vietnam po vazhdonte ende. Në vitin 1965 numri i ushtarëve amerikanë në Vietnam kishte arritur në 150.000. Në anën tjetër deklaratat e qeverisë për qëllimet paqësore të SHBA binin në kontradiktë me investimet militariste. Përhapja e televizionit në atë kohë, dhe veçanërisht atij me ngjyra i solli tmerret e luftës në shtëpitë amerikane realisht, ashtu siç po ndodhnin. Transmetimet televizive u treguan qytetarëve amerikanë se në Vietnam po vriteshin njerëz të pafajshëm kur në fakt Vietnami nuk përbënte asnjë rrezik për sigurinë e Amerikës. Sa më shumë rritej nevoja për ushtarë për luftën në Vietnam aq me shumë rritej edhe protesta e të rinjve kundër kësaj lufte. Ata bënin çmos në mënyra të ndryshme të shmangnin detyrimin ushtarak. Të tjerë e refuzonin atë direkt dhe merrnin në sy të shkonin edhe në burg. Rasti i kampionit Olimpik të 60-tës, Cassius Clay që refuzoi hapur vajtjen në ushtri u bë i njohur brenda dhe jashtë vendit. Ai madje ndërroi emrin në Muhamed Ali, iu bashkua fesë islame dhe deklaroi se kishte arsye religjioze për të mos shkuar në luftë. Qëndrimi i tij i egërsoi autoritetet, që i hoqën titullin e kampionit. Për shumëkënd Muhamed Ali u shndërrua në hero, për të tjerë u konsiderua si tradhtar. Duke ballafaquar deklaratën  e Pavarësisë së Amerikës që thotë se: “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” me faktet konkrete të jetës së popullsisë të qyteteve të mëdha të shteteve të veriut si edhe asaj me ngjyrë, të rinjtë amerikanë filluan të vënë në pikëpyetje vërtetësinë e imazhit që kishin formuar nga shkolla dhe prindërit për vendin e tyre. Të ndodhur midis kontradiktave, midis asaj çfarë u thuhej dhe realitetit, të rinjtë vunë në diskutim edhe vlerat e gjeneratës së prindërve të tyre. Ata filluan të depërtonin me thellë e seriozisht në jetën politike të vendit. Studentët e viteve 60-të demonstruan në mbështetje të shumë çështjeve të kohës, duke filluar që nga të drejtat civile, kundër luftës në Vietnam, ndalimit të rekrutimit të ushtarëve e deri tek e drejta e hartimit të programeve të tyre mësimore, si edhe  legalizimin e marijuanës. Zyrat e administratës në universitetin Kolumbia, Nju Jork, “u pushtuan” nga studentët. Kjo ndodhi edhe në Wisconsin. Në universitetin e Berklit, Kaliforni, në lëvizjen për të drejtën e fjalës, studenti Mario Savio, udhëheqësi i lëvizjes, arriti deri aty sa të kërkonte përdorimin e fjalëve banale, hapur, edhe në ambientet publike. Në valën e protestave mjaft të rinj shkuan edhe më tej. Ata filluan te kundërshtojnë edhe kulturën amerikane të traditës. Ata u përpoqën të krijojnë një kulturë që të ishte krejt e tyrja e ngritur mbi idenë e bashkësisë dhe respektit reciprok. Kultura e re “e hipive”, siç u quajt, vinte në bazë idealet e paqes, dashurisë dhe vëllazërisë. Hipitë në pamjen e jashtme dalloheshin nga të tjerët nga flokët e gjatë, mjekrat dhe veshjet shumëngjyrëshe, në flokë vinin lule etj. Siç përshkruhet nga Harri Silverstein hipitë lindën kryesisht nga shtresat e mesme të shoqërisë amerikane: “Ata nuk është se janë plotësisht të qartë në idetë e tyre, me përjashtim të asaj kryesores: Nuk u pëlqen eksperienca e deritanishme e jetës, kërkojnë të provojnë diçka të re, një mënyrë të re jetese, më shumë liri dhe më shumë individualizëm. Është një fare tërheqje nga jeta e mëparshme e cila për ta s’ka qenë e kënaqshme”. “A doni të dini se ç’është një hipi? Është një i ri ose një e re, që të vjetrit mendojnë se ka më shumë liri se ç’duhet”- ja se çfarë është, – shpjegonte një muzikant rroku në një intervistë për shtypin. Në festivalin e Woodstock-ut  kishte një masë të madhe hipish. Nё 15, 16 dhe 17 gusht 1969 qindra mijëra të rinj  nga 40 shtete të Amerikës vërshuan drejt njё amfiteatri natyror nё Bethel tё Nju Jorkut, ku shijuan tri ditё shoqёrinё e muzikës sё kohёs, rrokut, në atmosferën e një paqe e mirëkuptimi të plotë dhe në kushte të vështira natyrore. Tri ditë shiu të vazhdueshëm e kthyen fushёn nё njё terren baltovine tё pafund. Numri i paparashikuar i pjesëmarrësve, qё afroi gjysmё milioni, ndillte frikën e njё katastrofe  tё mundshme. Nё tё kundёrt asgjё e tillё nuk ndodhi. Festivali  u mbijetoi tё gjitha vёshtirёsive, sfidoi frikёn e ankthin  duke transmetuar triumfalisht mesazhin e paqes, dashurisё dhe shpresёs pёr njё shoqёri mё tё mirё.

 Woodstock? Apo Bethel?

Woodstock ёshtё  njё “koloni”muzikore shumё e njohur në veri të NY qё tёrheq vazhdimisht vizitorë, artistё dhe ekocentrikё edhe sot. E vërteta është që, festivali fillimisht u mendua të zhvillohej këtu  por u zhvendos në Bethel. Woodstock nuk ishte nё gjendje tё pёrballonte 50 mijё njerёz, siç qe planifikuar e le pastaj kur ky numёr u rrit 10 fish. Veç kësaj, qytetarët  nguruan t’u jepnin ndihmë organizatorëve të festivalit , duke dashur të ruanin reputacionin e  vendit, pasi ai njihej si vendi i Bob Dylan-it, Jimmi Hendrix-it e artistëve të tjerë që jepnin shfaqje aty. Ironikisht  edhe pse festivali u zhvillua në Bethel, emri i mbeti “Festivali i Udstokut”, ashtu siç qe planifikuar  dhe  me kёtё emёr hyri në histori.

 Pak fjalё pёr Bethel

Bethel ndodhet rreth 100 milje nё veriperёndim tё Nju Jorkut, i vendosur nё njё zonё hotelesh dhe gjatё verёs  tёrheq banorët e Nju Jork Sitit (NYC), kryesisht hebrenj pёr tё kaluar fundjavёn. Gjatё viteve ‘60 kёtu jepnin shfaqje njё radhё e tёrё artistёsh nga Lenny Bruce te Joan Rivers. Edhe kur kjo kohё e artё kaloi, pёrsёri çdo verё Bethel “fryhej’ nga shtimi i popullatёs çdo fund jave. Dhe banorёt ishin mёsuar nga ky influks. Madje kur ishte piku i verёs edhe spitalet ishin tё pёrgatitur pёr çdo  të papritur. E megjithatë askush s’e parashikonte atё qё do tё sillte fundjava e 15, 16 dhe 17 gushtit. Festivalet e rrokut mё parё kishin dhёnё shenja jo tё mira. Festivali i Montenerit nxiti lёvizjen e hipive dhe e bёri Mariuanёn drogёn e zgjedhur. Ata  qё e patёn kaluar kёtё përvojë lëshuan paralajmërime  ndjellakeqe pёr Festivalin e Woodstock-ut. Max Yasgur, një emër që lidhet pazgjidhshmërisht me festivalin. Është një emër që organizatoret e tij edhe pjesëmarrësit nuk do ta harronin kurrë. Max Yasgur ishte njeri  me zemër dhe me vizion. Ai u krijoi mundësinë që festivali të zhvillohej në fermën e tij dhe u qëndroi pranë deri në fund duke  besuar se kjo ngjarje do të ngushtonte hendekun që qe krijuar atë kohë midis dy gjeneratave: etërve dhe bijve. Në fermën e tij filluan punimet për ndërtimin e skenës gjigante të festivalit, u ngritën gardhe prej teli që rrethonin fushën, u punua për sjelljen e rrjetit elektrik që nga 5 milje larg dhe  mijëra banjo publike  u transportuan dhe u vendosën aty për pjesëmarrësit, gjithnjë duke parashikuar 50 mijë vetë. Organizatorët bënë të gjitha përpjekjet për t’iu përgjigjur nevojave të këtij numri siç e kishin planifikuar. Mirëpo numri i spektatorëve u rrit me shpejtësi  të pa-parashikueshme, që para fillimit të festivalit. Ai kapërceu njëqindmijëshin, dyqindmijëshin dhe arriti deri në një shokim të vërtetë : 500 mijë të mbledhur bashkë në një vend të pavend. Njerëzit vinin turma- turma, nga të gjithat anët, jo vetëm nga Nju Jorku, por edhe nga 3 mijë mile larg tij. Ata kaluan gardhet prej teli  e madje i rrafshuan fare duke shkelur mbi to. Në kushtet e reja u lajmërua me altoparlant se hyrja nё koncert qe shpallur e lirё. Nuk ishte më e nevojshme të paraqiteshin biletat. Atёherë organizatorët iu drejtuan spektatorëve për kooperim në mënyrën më demokratike: “ Tani, le të shohim drejt në sy situatën e krijuar. Sot erdhën mijëra e mijëra njerëz, shumë më tepër seç mund ta mendonim, apo se do të ishte e mundur. Për ta realizuar këtë festival me sukses, ne do të kemi nevojë për njeri-tjetrin. Vetëm një gjë shumë të rëndësishme duhet të mbani mend kur të shkoni për të fjetur, këtu apo në pyll qoftë, që ai që fle pranë jush është vëllai juaj. Ju duhet ta trajtoni njëri tjetrin pikërisht ashtu. Ndryshe kemi dështuar. ”

Koncerti fillonte tё premten nё orёn 4 pasdite. U bёnё njoftime pёr spektatorёt qё ishin ende në rrugë, tё ktheheshin mbrapsht, pasi rrugёt qenё bllokuar. “Kushdo qё pёrpiqet tё vijё kёtu, ёshtё i çmendur, deklaronte  Ëes Pomeroi, pёrgjegjёsi i shёrbimit tё sigurisё” –i gjithё Sullivan County ёshtё kthyer nё park makinash. Por qe e kotë. Me fillimin e shiut, të shtunën në mëngjes, kur i gjithë terreni u kthye në llucë u bë e pamundur parkimi i makinave. Njerëzit i linin ato në rrugë dhe  bënin 5 milje rrugë për të mbërritur në festival. Helikopterët erdhën në ndihmë për të marrë ata që ishin bllokuar në rrugë.

Gjithsesi, vërshimi i  pandalshëm i të rinjve krijoi panik sa një nga organizuesit u shpreh se parashikonte njё ‘holokaust’, nёse nuk e ndalonin festivalin. Viti i mёparshёm(’68) kishte qёnё viti mё i dhunshёm dhe më i përgjakshëm pёr Amerikёn. Qe  viti kur u  vra me atentat Martin Luter Kingu dhe Robert Kenedi, viti i protestave të mëdha studentore dhe tani ky masivitet i papërballueshëm të rinjsh… Numri i njerëzve të mbledhur  në Bethel e kaloi popullsinë e Bufalos, që ishte qyteti i dytë për nga madhësia i shtetit të  Nju Jorkut  atë kohë. Paniku hyri edhe  tek personeli shëndetësor që nuk ishin përgatitur për një popullim të tillë. Në tendat mjekësore nevojiteshin shumë e më shumë mjekë e infermiere.

Dhe ata nuk vonuan të vijnë. Infermierja Lucille Thalman, qё punonte nё spital, kishte planifikuar tё bënte pёrvjetorin e dhjetë tё martesёs nё Woodstock, por kur dёgjoi pёr nevojёn  e madhe pёr personel mjekësor, vendosi tё nisej menjëherë, vullnetarisht, pa pagesë. ”U habita, – tregon ajo nё kujtimet e saj, – m’u duk sikur kisha hyrё nё njё botё tjetёr. Pashë njё skenё surreale. Muzikё me volum tё lartё, shi pareshtur, lakuriqsi. Nё librin“Tre ditё paqe, muzikë dhe kujdes mjekësor”, autorёt e librit (M. Gitell & J. Kelly) fokusohen kryesisht nё elementin e tretë, shërbimin mjekësor për një popullsi gjysmë milionëshe në rrethana të jashtëzakonshme, kur i gjithë vendi qe kthyer në baltovinë nga shiu qe binte pareshtur. Në libër ka episode interesante qё japin një tablo të plotë  e reale se çbëhej  në Bethel, pёrveç muzikёs. Mjaft tё rinj paraqiteshin nё ambulancё e refuzonin të jepnin emrat. Njё nga pacientёt tha se po ta merrnin vesh prindёrit qё ai ndodhej nё  Ëoodstock, s’do ta linin mё të dilte nga shtёpia.  Me të rinjtё e droguar infermiereve u duhej të silleshin me takt, t’i pyesnin me mirёsjellje se ç’ngjyrё ishte kokrra qё kishin marrё dhe sa kokra tё tilla merrnin. ”Nuk duhej të tingëllonim si hetuese, por tё shprehnim kujdesin tonë njerëzor. ” -shprehej  njё nga infermieret. Njё tjetёr tregonte, se në çdo moment qё dilte nga tenda e infermierisё pёr tё marrё ajёr tё pastёr nuk pushonte sё buzёqeshuri. Ajri ishte i parfumuar me tym mariuane. Nga kontakti me ajrin e ngarkuar me drogë ajo pёrjetonte  ndjenja euforike.

 ***

Nga Nju Jorku u caktuan fillimisht 346 policë për të  mbajtur rregullin ato tre ditë , por  mjaft prej tyre u kthyen , sepse nuk u ndije e nevojshme prania e tyre. Njeri prej tyre deklaroi që s’ka pasur asnjë incident  midis të rinjve dhe policisë. “Dhe kur na pyesnin për vendndodhjen e festivalit, ishin të gjithë shumë të sjellshëm. Askush nuk na quajti ‘pigs’. Media, siç imagjinohet, vërshoi në Ëoodstok në intervista me të rinj, organizatorë, policë, etj. Po sjell këtu një moment nga një intervistë e një gazetari me një person me uniformë  të fiksuar nga kamera.

Ai: – Jam i habitur nga sjellja e këtyre të rinjve. Janë shumë të sjellshëm.

Gazetari: -Më vjen çudi që kjo deklaratë vjen nga një polic…

Ai: – Nuk jam polic, por shefi i policisë.

Shefi i policisё i Montecelos, Lou Yank tha se pjesmarrёsit nё festivali ishin “nga më të sjellshmit grupe qё kishte parё”.

Pyetjes më të  përgjithshme të gazetarëve se si ndiheshin në Ëoodstock  të rinjtë iu dhanë këto përgjigje:

– Këtu gjithkush është i kënaqur.

– Është bukur këtu.

– Çdo gjë  është si në ËEST.

– Ky është qyteti  i tretë  më i madh në botë.

– Çfarë kanë muzikantët që i bën ata të komunikojnë kaq mirë me njerëzit?

– Muzikën. Muzika është mjet komunikimi.

– Si komunikon?

– Komunikon me ndjenjat tona.

-Për çfarë janë këngët që këndohen në festival?

-Për jetën sot… temat e ditës…

Përgjigjet e të rinjve qenë sa spontane, aq dhe të vërteta. Kjo qe tematika që rezononte direkt me ndjenjat e tyre. Vargjet e këngëve ishin depërtuese në shpirtin e të rinjve dhe këto  këngë ishin edhe më të duartrokiturat. Madje shpesh këngëtari  shoqërohej nga turma dhe turma nuk ishte pak, por  një det i tërë e i pafund. Mbetën të paharruara fjalët e Joan Bease në  këngën për të shoqin , Xho Hill, që kishte dy javë e gjysmë në burg sepse kundërshtoi të shkonte ushtar në Vietnam.

Në të tre ditët e festivalit kënduan 33 grupe, nga të cilët Richie Havens, Joan Baez, Santana, The Ëho, Joe Cocker, Sha-Na-Na, Janis Joplin, Jimi Hendrix Crosby, Stills, Nash & Young, Sly &The family Stone, Country Joe & The Fish, etj. etj

 Baltovina- “pistë vallëzimi”

Kur retë të zeza u grumbulluan me shpejtësi në qiell,  të rinjtë u lajmëruan të zbrisni sa më parë nga “kullat” (ku qenë  instalimet elektrike) ku ata ishin ngjitur për të parë më mirë festivalin. Me ardhjen e stuhisë së shiut duhej evituar çdo incident i mundshëm.  Të rinjtë  me vështrimin drejt qiellit thërrisnin në grupe: No rain! No rain!”, Por shiu nuk i dëgjoi. Ai filloi të binte pandërprerë. Rrobat e bëra  ujë sikur nuk kishin më funksion në trup.  Kënga  vazhdonte:

“I just need somebody to love”. Baltovina  u kthye në “pistë vallëzimi” e skish. Mjaft  të rinj e lëshonin veten në rrëshqitje e rrokullisje ndërkohë që personeli mjekësor prisnin me ankth katastrofën. Në kushtet e shiut dhe të erës  tendat spitalore ishte e vështirë të mirëmbaheshin. Stuhia rrezikonte madje edhe vetë ekzistencën e tyre. Në fotot e kohës sheh të rinj që së bashku me infermierët përpiqen të mbajnë në këmbë një tendë spitalore, që stuhia përpiqej ta shkulte nga vendi.

Rastet e tetanozit u bënë të pёrditshme e tё shumta. Të rinjtë rrinin nё radhë pranё tendёs mjekësore, me kёmbёt e bëra copё, që kishin nevojё pёr mjekim. Nga të ecurit këmbëzbathur në llucë copëza qelqesh të thyera u ishin ngulur në mish.

 Droga

Në festival u përdor drogë në një masë të madhe. Të rinjtë thithnin dhe ia pasonin”cigaret’ e mariujanës njeri tjetrit”. Ja si i adresohej këtij fakti Max Yazgur “Nëse përdorimi i drogës ka hyrë tek të rinjtë, ky duhet konsideruar si një problem  me të cilin shoqëria duhet të merret seriozisht. Në se ne duam që të rinjtë tanë të çlirohen nga droga atëherë ne duhet t’u krijojmë atyre një klimë ku ata të rriten pa qenë të detyruar të kthejnë sytë nga droga, për t’ju shmangur shoqërisë sonë. Kjo gjeneratë janë votuesit dhe ligjbёrёsit e tё nesёrmes… Brezi ynë  duhet tё mbledhё mendjen e tё vendosë, madje shpejt, a duhet t’i trajtojmë ata nё mёnyrё tё drejtë, apo t’i zhvlerёsojmё sepse  nuk shkurtojnё flokёt, apo nuk vishen ashtu siç na pёlqen neve. Nёse ne nuk i pёrgjigjemi shqetёsimit tё tyre, atёhere do t’i  pёrgjigjen radikalёt dhe ekstremistёt  dhe kёshtu nё Amerikё do tё vazhdojё anarkia dhe dhuna. Mirёpo ёshtё e provuar qё kёta tё rinj nuk duan tё ndjekin grupet radikaliste qё ushtrojnё presion mbi ta”.

  Dy vdekje tragjike dhe dy lindje

 Në një popullsi prej gati gjysmë milioni ishte e pamunduar të evitoheshin fatalitetet. Madje Bufalo  që atë kohë kishte 420 mijë banorë ( i dyti qytet për nga madhësia në shtetin e Nju Jorkut), pikërisht atë fundjavë që zhvillohej festivali, pati 40 vdekje, ndërsa në Bethel dy. Fatkeqësia e parë ndodhi në mëngjesin e të shtunës. Raymond Mizsak, 17 vjeç, që kishte ardhur  për të ndjekur festivalin nga Trentoni i Nju Xhërsit, ishte duke fjetur në këllëfin e tij, dyshek jorgan (sleeping bag) kur  një traktor i  kaloi përsipër. Ambulanca u përgjigj në çast, dhe u kërkua helikopteri për ta nisur në spital. Por qe tepër vonë. Pa mbërritur ende helikopteri djali kish vdekur. Në mbrëmjen e po asaj dite u shënua vdekja e dytë. I riu tjetër 18vjeçar, Richard Bieler, nga Long Island,  ra i sëmurë  me temperaturë të lartë dhe humbi ndjenjat. Djali që ishte rekrutuar për të shkuar ushtar në Vietnam, kishte ardhur të bashkohej më shokët e tij në Woodstock para nisjes. Temperatura e lartë u dyshua se ishte si pasojë e përdorjes së drogës  në dozë të madhe. Gjatë tre ditëve  të festivalit u regjistruan edhe dy lindje. Një grua lindi në makinё, pa mundur të arrinte në spital nga trafiku i bllokuar. Tjetra u dërgua në spital  me helikopter , por nuk pranoi tё ekspozohej para medias. Dhjetë  vjet më vonё,  kur Nju Jork Tajmsi nё pёrvjetorin e festivalit tё Udstokut pёrpiqej të gjente dhe të idendifikonte “bebet” që lindën atë kohë, e pati tё vështirë ta realizojë kёtё qёllim. Njëra nga gratё qё lindi atje tha se “ajo ende s’i kishte thёnё fёmijёs sё vet qe kish lindur nё Ëoodstok, si mund t’ia thoshte gazetës? Lajmi për lindjen e foshnjave u shpërnda  si një gëzim për të gjithë. Një këngëtar i emocionuar u ngjit në skenë duke iu drejtuar masës së njerëzve: ”A nuk është ky një qytet i vërtetë?” Një këngë e improvizuar lindi në çast. Kënga përcillte mesazhin për të kuptuar gjeneratën e re që po lind.

Ditёn e tretё tё festivalit, filloi tё mungonte ushqimi. Ishte e diel. Nga altoparlantët u lajmërua se do t’u sërvirej ushqim tё gjithёve dhe madje ushqim shumë i mirë. ”Breakfast in bed” si u quajt. Shumё nga pjesëmarrёsit ishin mёsuar me pica e hotdogs, atё mëngjes hёngrën njё farё bollguri mbi tё cilin ishin hedhur arra, kikirikё tё pёrziera bashkë. Gjithashtu edhe zarzavate tё fёrguara tё servirura tё gjitha nё pjatё letre. Atë mëngjes  në  skenën e festivalit u ftua Max Yasgur, njeriu që e njihnin dhe e donin të gjithë. I diplomuar në Universiteti i Nju Jorkut, dhe  i kthyer në fermën e tij  për ta bërë atë më të suksesshme, ai e filloi fjalën e tij kështu: “Ky është më i madhi grup që mblidhet në një vend të vetëm, e ne s’e kishim idenë se kjo do të ndodhte. Ju provuat diçka jo vetëm këtu para nesh, por para  gjithë botës se, gjysmë milioni të rinjsh mund të bëhen bashkë dhe  për tre ditë, vetëm për kënaqësinë e muzikës, dhe asgjë tjetër. Zoti ju bekoftë për këtë! Në raportin e tij për festivalin, ai do tё shkruante : “Nё Bethel u provua qё pavarёsisht nga diversiteti i madh, gjysmё milioni tё rinjsh ruajtёn qetёsinё dhe unё mendoj qё edhe miliona tё tjerё si ata duan tё jenё pjesё e njё shoqёrie tё paqme sё bashku me ne. Por nё qoftё se se ne i lёmё ata jashtё, “atёherë, siç ka thёnё Robert Kenedi, do tё jetё faji ynё nёse ata pёrfundojnё nё radhёt e radikalёve dhe tё anarkisë”.

Nuk ndodhën as turbullira, as kaos, as konfrontime… Si qe e mundur?

Asnjё ankth apo frikë nuk u justifikua. Tё rinjtё e uritur ndanё me njeri-tjetrin gjithё ç’kishin, ndezën zjarre larg territorit të shtёpive tё fshatit dhe fjetёn nё fushё. Banorët e fshatit aty rrotull u sollën ushqime. Policia lokale dhe infermierё vullnetarё dhanё ndihmesёn e tyre. Nuk pati asnjё incident, pavarësisht se tё gjithё faktorёt ishin aty: numri jashtёzakonisht i madh i spektatorëve, dy stuhi shiu të furishme, trafiku i mbingarkuar, rrugё tё pamjaftueshme, tё rinj qё kishin ardhur tё papёrgatitur, njerëz me pikëpamje të ndryshme” (midis pjesëmarrësve kishte edhe elementë komunistë që provokonin e prisnin të komentonin dështimin e festivalit) asgjë e tillë nuk ndodhi. Pse vallё?

Sepse ishin vetё tё rinjtё qё e kishin vendosur nё mёndjen e tyre tё silleshin mirё, tё mos linin qё kushtet e motit  e vështirёsitё e tjera tё provokonin tek ata sherre. Parimi i tyre ishte: Ji i sjellshëm me të tjerët qoftë edhe kur të provokojnë që ata të jenë të sjellshëm me ty. Ky qe parimi i këtyre  të rinjve që kërkonin që shoqëria t’i kuptonte dhe t’i pranonte ashtu siç ishin. Siç u shpreh Dr. Abruzzi,  “Në festival mbretёronte njё atmosferё dashurie dhe tolerance.  Nga një klimё deprivimi, vёshtirёsish erdhi njё ndjenjё dashurie tolerance dhe durimi pёr t’u pasur zili. Paqja dhe dashuria triumfoi. Krishti duhet tё ketё buzёqeshur!” Dikush e quajti festivalin e Woodstock-ut “Mrekullia e tetë e botёs”.