Alarmohet Athina, shpërthimi me bombë pranë një kishe

495
Sigal

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur shumë pranë kishës së Agios Dionisisos  në lagjen Kolonaki të Athinës ku sipas mediave greke ngjarja ndodhi si pasojë e një shpërthimi të një kutie metalike të lënë në trotuar jashtë kishës.

Kutia metalike u pikas nga një kishtar i cili lajmëroi menjëherë Policinë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, Policia konstatoi kutinë dhe nisi kontrollin e saj që dyshohet se kishte një mekanizëm orësh.

Kutia shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta në duar dhe fytyrë një punonjësi të policisë dhe gjithashtu edhe kishtarit i cili ngriti alarmin.

Mediat greke raportojnë se është bërë rrethimi i zonës ku ndodhi ngjarja dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të aj.