Alarmi i ministrit grek: Shqipëria problemi i madh i drogës, 10 ton të kapura në 6 muaj

449
Pas alarmit të kryeprokurorit të Antimafias në Leçe, Cataldo Motta, për sasinë e madhe të drogës që trafikohet nga Shqipëria në Itali, tashmë një tjetër sirenë vjen nga fqinji jugor.

Ministri grek Ministri i Rendit Publik, Nikos Toskas e ka quajtur Shqipërinë, problemin kryesor të drogës për Greqinë.

“Droga është një problem i madh, dhe ky problem quhet Shqipëri. Në gjashtë muajt e fundit kemi kapur rreth 10 ton kanabis që kalon nga kufiri shqiptar. Kjo është një situatë e papranueshme për një vend sovran, për një vend që dëshiron të quhet serioz, por që ka një problem të madh me kultivimin e drogës”, tha Nikos Toskas në një intervistë për radion greke “Real FM”.
Sigal