Alarmi i meteorologëve, “Europa do të ketë një dimër vdekjeprurës”

666
Ky sezon pritet të sjellë dimrin më të ftohtë në kontinentin e Europës.

Edhe pse prej kohësh sinoptikanët kanë thënë se dimri i 2018 do jetë një acar i vërtetë, ata vazhdojnë të paralajmërojnë që të merren masat.

Këtë herë janë meteorologët britanikë që thonë se Europa do preket nga një valë polare e të ftohtit, duke bërë që vetë jeta e banorëve të vihet në rrezik.

Paralajmërimi vjen pasi Britania aktualisht po përballet me fundjavën më të ftohtë të sezonit, me temperaturat të cilat kanë rënë nën zero.

Këtë të diel, një pjesë e vendit u zgjua me temperatura minus 2 gradë.
Sigal