Alarmi i Interpol: 50 luftëtarë të ISIS kanë zbarkuar në Itali nga deti

549
Sipas Interpol 50 të dyshuar luftëtarë të ISIS, të gjithë me kombësi tuniziane kanë mbërritur në Itali së fundmi nëpërmjet detit. Lajmin e ka dhënë e përditshmja britanike “The Guardian” në versionin online, sipas të cilës organizata ndërkombëtare e policisë ka dërguar më 29 nëntor në Ministrinë e Brendshme të Italisë listën me emrat e të dyshuarve. Nga ana e saj Ministria e Brendshme më pas i ka dërguar listën agjencive të antiterrorizmit në Europë.
Sipas një funksionari të antiterrorizmit europian që ka biseduar me The Guardian, militantët e dyshuar të shtetit Islamik kanë mbërritur në Itali mes korrikut dhe tetorit të vitit të kaluar me mjete të vogla ujore që janë braktisur më pas në plazh.
Disa prej luftëtarëve, shpjegon më tej media britanike, ishin identifikuar nga autoritetet italiane kur kishin zbarkuar në brigjet siciliane. Katër prej tyre ishin të njohur për agjencitë europiane të inteligjencës dhe një prej tyre mund të ketë kaluar kufirin italo-francez për të mbërritur në në jug të Francës.
Sigal