Sigal

Sistemi i alarmit në zonat e shkatërruara nga tsunami në Indonezi ‘nuk ishte në funksion që nga viti 2012’ për shkak të mungesës së fondeve, akteve të vandalizmit dhe problemeve teknike. Kështu ka denoncuar zëdhënësi i agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive, Sutopo Purëo Nugroho.

Tsunami ka goditur plazhet 24 minuta pas shpërthimit të vullkanit, që e shkaktoi atë. Ndërkohë rëndohet bilanci i viktimave, të vdekurit janë të paktën 281, mbi 1000 të plagosur.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nën shi dhe druhet se mund të ketë tërmete të tjera dhe cunami.

“Numri i viktimave dhe dëmeve do të vazhdojë të rritet”, tha zëdhënësi i mbrojtjes civile. Qindra ndërtesa u shkatërruan nga vala 20 metra e gjeneruar nga vullkani de që goditi bregun jugor të Sumatrës dhe bregun lindor të Javas. Presidenti indonezian Joko Widodo do të shkojë në zonat e fatkeqësive.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Ndërkohë, “biri i Krakatoa”, vullkani Anak, vazhdon të shpërthejë dhe autoritetet indoneziane kanë ftuar edhe sot popullsinë dhe turistët të qëndrojnë larg plazheve nga frika e një vale të dytë shkatërruese të cunamit.

Janë të paktën 600 shtëpi të shkatërruara, 9 hotele të dëmtuara rëndë: pothuajse 12,000 njerëz të zhvendosur.