Sigal

Në një kohë kur bota përballet me një sfidë të madhe siç është mbrojtja e biodiversitetit, Organizata e Kombeve të Bashkuara bën apel për arritjen e një marrëveshjeje të re që të ndalohet humbja e tij, në të kundërt mund të përballemi me zhdukjen tonë.

Bota ka dy vjet kohë që të sigurojë një marrëveshje për natyrën që të ndalohet një “vrasës i heshtur” mjaft i rrezikshëm i cili është ndryshimi i klimës”, – thotë shefi i biodiversitetit Jonathan Watts

Përpara një konference ndërkombëtare për diskutimin e rënies së ekosistemeve, Cristiana Paşca Palmer, drejtoresha ekzekutive e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Diversitetin Biologjik, – tha se njerëzit në të gjitha vendet duhet të bëjnë presion mbi qeveritë e tyre për të hartuar objektiva ambicioze globale deri në vitin 2020 për të mbrojtur insektet, shpendët, bimët dhe gjitarët që janë jetike për prodhimin global të ushqimit dhe ujit të pastër.

“Humbja e biodiversitetit është një vrasës i heshtur,” tha ajo për The Guardian. – “Është ndryshe nga ndryshimet klimatike, ku njerëzit ndiejnë ndikimin në jetën e përditshme. Me biodiversitetin, nuk është aq e qartë, por nga koha kur do të ndjehet se çfarë po ndodh, mund të jetë tepër vonë. ”

Përfaqësuesit e 196 shteteve anëtare të OKB-së, do të takohen në Sharm el Sheikh, Egjipt, këtë muaj për të filluar diskutimet mbi një kornizë të re për menaxhimin e ekosistemeve botërore dhe kafshëve të egra.

Bisedimet që do të nisin aty, të cilat priten të jenë të zjarrta, parashikohet të zgjasin për rreth dy vitë dhe prej tyre Paşca Palmer shpreson se do t’i paraprihet kulmit të një një marrëveshje të re ambicioze globale në konferencën e ardhshme që do të mbahet në Pekin në vitin 2020.

Dy marrëveshjet e fundit të biodiversitetit – në 2002 dhe 2010 – nuk kanë arritur t’a parandalojnë humbjen më të keqe të jetës në Tokë që nga rrëzimi i dinosaurëve.

Tetë vjet më parë, nën protokollin Aichi, kombet premtuan të paktën të përgjysmonin humbjen e habitateve natyrore, të siguronin peshkim të qëndrueshëm në të gjitha ujërat dhe të zgjeronin rezervat natyrore nga 10% në 17% të tokës botërore deri në vitin 2020.

Shkalla e lartë e humbjes së biodiversitetit nga shkatërrimi i habitatit, ndotja kimike dhe speciet pushtuese, sipas Cristiana Paşca Palmer, do të përshpejtohet në 30 vitet e ardhshme si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së popullsisë njerëzore.

Deri në vitin 2050, Afrika pritet të humbasë 50% të zogjve dhe gjitarëve të saj, dhe peshkimi aziatik të bjerë plotësisht.
Humbja e bimëve dhe jetës së detit do të zvogëlojë aftësinë e Tokës për të absorbuar karbonin, duke krijuar një cikël vicioz.