Alarm tjetër në Gjermani, 10 000 të evakuuar për shkak të një bombe të Luftës II Botërore

527
Një bombë 250 kilogramë që daton që prej Luftës së Dytë Botërore u çaktivizua sot në një lagje të Berlinit ku rreth 10 000 persona ishin evakuar në kohën e çminimit, njoftoi policia.
“Kolegët tanë shpërthyen detonatorin dhe çaktivizuan bombën në lagjen e Schoneberg. Banorët mund të rikthehen tashmë në apartamentet e tyre”, theksoi në një mesazh në rrjetin social Twitter polia berlineze.
Një perimetër sigurie prej 500 metrash ishte vendosur në këtë lagje në pjesën qendrore të Berlinit ku evakuimi filloi që prej orëve të pasdites së ditës së djeshme.
Policia theksoi se numri i personave të përfshirë nga kjo masë evakuimi ishte rreth 10 000.
Qarkullimi ishte ndërprerë në disa linja të metrove dhe trenave dhe disa rrugë ishin mbyllur.
Në fillim të shtatorit, shërbimet e çminimit në Frankfurt çaktivizuan një bombë të madhe britanike që datonte që prej Luftës së Dytë Botërore me një ngarkesë eksplozivi prej 1,4 tonë.
Sigal