Alarm për Çernobil të ri: Koreja e Veriut mund të shkatërrojë armiqtë përmes një aksidenti bërthamor!

433
Koreja e Veriut mund “të zhdukë kombet armike” nëpërmjet një aksidenti të madh bërthamor dhe jo vetëm përmes një sulmi bërthamor.

Udhëheqësi Kim Jong-un përfundoi muajt e heshtjes në nëntor duke lansuar një Hwasong-15, një raketë që ai pretendoi se ishte më e fuqishmja deri më tani.
Siç pretendohej më tej, arma në fjalë gjithashtu mund të arrinte të godiste kontinentin e SHBA-së, dhe ka lëshuar disa kërcënime duke paralajmëruar për një sulm në shënjestër.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kohët e fundit është sugjeruar se nuk mund të jetë një sulm bërthamor ai që vret rivalët, por mund të jetë një aksident bërthamor.
Dhe për këtë, mediat citojnë ekspertin e sigurisë Matt Korda i cili ka thënë: “Moskokëçarja e Kim është padyshim e dukshme dhe ajo lë të kuptohet se ka një mundësi të nënvlerësuar dhe potencialisht shkatërruese: kërcënimi i një aksidenti bërthamor nga Koreja e Veriut”.
Por ai ka shtuar: “Një gabim i papritur në rrjetin energjetik të vjetër të Koresë së Veriut mund të parandalojë që reaktorët Yongbyon të ftohen në mënyrë adekuate dhe mund të shkaktojnë një shpërthim”.
“Një ngjarje e tillë mund të nxitet gjithashtu nga një katastrofë natyrore”.
Madje ai ka vazhduar: “Është jashtëzakonisht fatlume – dhe ndoshta befasuese – se një aksident i madh nuklear nuk ka ndodhur ende në Korenë e Veriut”.
Në këtë drejtim Korda u ka kërkuar të gjitha palëve të hapnin negociata me shtetin mashtrues për të siguruar sigurinë bërthamore.
Ai paralajmëroi gjithashtu se ka ngjashmëri të ndjeshme midis rreziqeve aktuale bërthamore të Koresë së Veriut dhe atyre të katastrofës së Çernobilit.
Katastrofa më e keqe bërthamore në histori, në Bashkimin Sovjetik – tani Ukrainë – më 1986, përveç të vdekurve la efekte edhe tek dhjetëra mijëra për shkak të efekteve pasuese.
Në orët e hershme të mëngjesit, një nga katër reaktorët bërthamorë shpërtheu duke lëshuar të paktën 100 herë më shumë rrezatim sesa bombat atomike që shkatërruan Nagasaki dhe Hiroshima.
Sigal