Alarm për bombë në stacionin e trenit në Lozanë, Zvicër

658
Stacioni qendror i trenit në qytetin e Lozanës në Zvicër pasditen e sotme është mbyllur për shkak të një kërcënimi me bombë, pasi në vendngjarje u gjet një “paketë e dyshimtë”, raportojnë mediat lokale duke cituar policinë.
Objekti i dyshimtë u zbulua në stacionin qendror të këtij qyteti. “Është një valixhe e braktisur”, citon gazeta “Tribune de Geneve” zëdhënësin e policisë Vaudoise, Christian Bourquenoud.
Hapësirat e stacionit të trenit janë mbyllur nga policia dhe ekipet e çaktivizimit të bombave kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kontrolluar paketën.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se në valixhe nuk ka pasur bombë, por vetëm gjëra personale, dhe nuk ka nevojë për panik. Gjithashtu edhe pronari i valixhes është identifikuar.
Për këtë shkak linjat hekurudhore janë ndërprerë për një kohë dhe ka pasur vonesa.
Sigal