Alarm për bombë në Paris, policia rrethon kullën ‘Eifel’

523
Një stacion treni pranë kullës Eifel është evakuuar pasditen e sotme pas një alarmoi për bombë. Policia mori informacione për një pako të dyshimtë.
Forca të shumta u vunë re edhe pranë Kullës Eifel, simbol i kryeqytetit parisien.
Stacioni në fjalë është mjaft i frekuentuar nga turistët. Pas një ore pakoja u shkatërrua dhe u zbulua se nuk mbante gjë të dyshimtë.
Stacioni u hap për qytetarët. Gjithsesi siguria mbetet e lartë pranë kullës Eifel ku shihen forca të shumta sigurie. Siç dihet ajo ka qenë në qendër të kërcënimeve të ISIS.
Pak javë më parë një grup turistësh u mbyllën në kullë pasi u identifikua një person i rrezikshëm i cili u ndalua.
Sigal