Alarm për bombë në Moskë, evakuohen mbi 10 mijë banorë

99
Një telefonatë për një bombë në qendër të Moskës ka alarmuar policinë ruse. Si pasojë e alarmit janë evakuuar rreth 10 mijë banorë, teatri Balshoi, dyqane të mëdha si Goum dhe hotelet e luksit pranë Kremlinit në qendër të Moskës, njoftuan agjencitë ruse.
“Ka një valë të re telefonatash anonime në lidhje me bombat. Gjithsej, janë evakuuar më shumë se 10 000 persona në Moskë për shkak të këtyre kërcënimeve”, njoftoi agjencia Interfax.
Godinat e prekura janë ato të Teatrit Balshoi, dyqane të mëdha luksoze si Guom dhe Tsoum, si dhe dy hotele luksi që ndodhen pranë Sheshit të Kuq dhe të Kremlinit në zëmër të Moskës, “Metropol” dhe “National”, sipas të njëjtit burim.