Alarm për bombë në ministrinë e Financave në Greqi

405
Alarm për bombë në qendër të Athinës në Greqi. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se bomba ndodhet në godinën e ministrisë së Financave.
Aktualisht, godina e ministrisë është evakuuar dhe po kryhet kontrolli në çdo kat. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe të njësisë së çaktivizimit të lëndëve eksplozive.
Njoftimi se në ambientet e ministrisë ka lëndë të dyshimte eksplozivi është marrë përmes një telefonate.
Sigal