Alarm për bombë në Kiev para finales së Champions League, mbyllen stacionet e metrove

182

Pesë stacione metroje janë mbyllur në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev, ndërsa policia po heton një paralajmërim për bombë. Forcat e sigurisë ukrainase kanë evakuuar pasagjerët pasi kanë marrë një telefonatë paralajmëruese rreth një bombe të dyshuar rreth orës 13:00 të shtunën.

Një gazetë lokale raportoi se një telefonatë anonime informoi policinë për mundësinë e bombës. Pesë stacionet e prekura, të vendosura në pjesën qendrore të Kievit, janë Dnipro, Hydropark, Livoberezhna, Arsenalna dhe Heroiv Dnipra.

Alarmi vjen në prag të finales së Ligës së Kampionëve të UEFA-s që mbahet sot.
“Stacionet janë mbyllur për udhëtaret dhe po bëhen kontrolle”, u tha në deklaratën e postuar në Twitter.

Ky njoftim vjen pasi mijëra fansa të Real Madrid dhe Liverpool janë mbledhur në Kiev për finalen e parë të UEFA-s që mbahet në Ukrainë.

Finalja, e cila do mbahet në Stadiumin Olimpik të NSC, do të fillojë në orën 9:45. Kjo lojë, që është organizuar nga i njëjti stadium ku u mbajt finalja e Euro 2012, është një ngjarje e rrallë prestigjioze për Ukrainën e cila është ende në konflikt me separatistët e mbështetur nga Rusia, si dhe përballet me probleme të rënda ekonomike dhe të korrupsionit.