Alarm për bombë, evakuohen dy trena në Barcelonë

483
Sigal

Policia në Barcelonë ka evakuar dy trena në stacionin kryesor të qytetit dhe po kryejnë kontrolle për eksploziv pasi u gjet një valixhe e dyshimtë.

Forcat xheniere shkuan mëngjesin e së mërkurës me shpejtësi të lartë në stacionin qendror Sants.

Policia raporton se administrata e sigurisë në stacionin hekurudhor identifikoi një objekt si një mjet shpërthyes të mundshëm brenda një valixheje në orën 8 të mëngjesit.

Asg

Stacioni i trenit Madridit Atocha gjithashtu u evakua këtë mëngjes (7 nëntor) për shkak të alarmit të sigurisë.

Një skaner i sigurisë në Barcelonë Sants zbuloi një objekt brenda një valixhe që mund të ishte eksploziv.

Qarkullimi i trenave me shpejtësi të lartë është ndalur dhe udhëtarët nuk kanë arritur të hyjnë në stacionin hekurudhor.