Alarm në skuadrën Stuttgart, gjendet bombë 50 kg në kompleksin stërvitor

474
Skuadra e njohur gjermane, Stuttgart është alarmuar, pasi një bombë është gjendur në kompleksin stërvitor dhe të gjitha aktivitetet u pezulluan, shkruajnë mediat gjermane.
Aktivitetet kanë ndaluar në tërësi, derisa është bërë demontimi i saj, përcjell albinfo.ch.
Skuadra gjermane kishte planifikuar që të bënte disa ndryshime, duke rindërtuar terrenet sportive dhe kishte filluar gërmimin për të ndryshuar barin në një nga fushat e kësaj qendre.
Por, është konstatuar se në një thellësi jo shumë të madhe gjendej një bombë e pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore. Bomba ishte e rëndë 50 kilogramë, e lëshuar nga avionët amerikanë gjatë bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore.
Bomba kishte qëndruar prej më shumë se 70 vitesh në këtë terren dhe fatmirësisht nuk kishte shpërthyer në fushën ku prej shumë dekadash stërvitet ekipi i Stuttgartit dhe akademia e tij.
Sigal