Akuzohet për lidhje me lëvizjen “Gyleniste”, pranga asistent pedogogut shqiptar në Turqi

491
Marjus Hoxha, 30 vjeç, asistent pedagog në një universitet në Ankara në Turqi është arrestuar gjatë valës së arrestimeve të fundit në këtë vend. Kështu janë shprehur disa persona që janë familjarë të një shqiptari me banim në Turqi. Familjarët thanë se janë njoftuar nga miqtë e Marjusit, se ai është arrestuar i akuzuar për lidhje me lëvizjen Gyleniste. Thuhet se Marjus Hoxha është arrestuar pranë Universitetit ku punonte, dhe mbahet në paraburgim me akuzën se ka lidhje me lëvizjen Gyleniste. Familjarët janë të shqetësuar për djalin e tyre, dhe thonë se ai nuk ka lidhje me lëvizjen në fjalë. Në Turqi janë ndërmarrë një valë arrestimesh dhe shkarkimesh nga puna, me akuzën se kanë lidhje me lëvizjen Gyleniste, e cila bëhet përgjegjëse nga autoritetet për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi.
Sigal