Akuzohej për pedofili, ndërron jetë ish-i dërguari i Vatikanit

440
Sigal

Jozef Wesolowski, ish-arqipeshkv dhe i dërguari i Vatikanit në Republikën Dominikane, ka vdekur para se të gjykohej për veprën penale abuzim seksual me fëmijët. Wesolowski, 66 vjeç, është gjetur i vdekur në dhomën e tij në Vatikan gjatë ditës së premte. Ai kishte shfaqur probleme shëndetësore pak para fillimit të gjyqit të tij në muajin korrik.

Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me fëmijët në Republikën Dominikane, në periudhën 2008-2013. Ai ishte zyrtari i parë i lartë i kishës i akuzuar për pedofili. Wesolowski akuzohet edhe për posedim të materialeve pornografike me të mitur, që datojnë që nga kthimi i tij në Romë në vitin 2013. Atë vit 66-vjeçari u thirr që të kthehej në Vatikan pas dyshimeve të ngritura ndaj tij.