Akuzat për korrupsion – Kushtetuesja shkarkon Presidenten e Koresë së Jugut, tensione dhe viktima

465
Gjykata Kushtetuese e Koresë Jugore formalisht ka shkarkuar nga detyra presidenten Park Geun-hye, pasi ajo u përfshi në një skandal korruptiv, që e ka zhytur vendin në trazira.

Vendimi unanim i Gjykatës do të thotë se ajo mund të përballet me akuza kriminale.

Ky vendim bën që 65-vjeçarja të bëhet liderja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike, të largohet nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit.

Koreja e Jugut duhet të organizojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh për të zgjedhur pasardhësin e Park.

Park vazhdimisht ka kërkuar falje për skandalin por ka mohuar se ka kryer ndonjë krim.

Vendimi i Gjykatës ka shkaktuar përplasjet e para mes mbështetësve të Presidentes dhe policisë, duke shkaktuar dy të vdekur.

Rreth 20 mijë agjentë janë mobilizuar për të mbrojtur personelin e Gjykatës por dhe në pikat më kyçe të Seulit.

Po kështu ushtria e Koresë së Jugut ka përforcuar monitorimin e kufirit me Korenë e Veriut nga frika për ndonjë provokim të mundshëm pas largimit nga presidenca e Park Geun-hye.
Sigal