Akuzat ndaj Kevin Spacey për ngacmim seksual, serialit të famshëm “House of Cards” i vjen fundi

555
Pas akuzave për ngacmim seksual të aktorit Kevin Spacey ndaj 14-vjeçarit Anthony Rapp rreth 30 vite më parë, seriali i famshëm politik “House of Cards” vendosi të mbyllet me sezonin 6.
Netflix i dha fund këtij seriali politik të nominuar për çmimin Emmy menjëherë pas statusit të vetë aktorit i cili jo vetëm që nuk kundërshtoi ngacmimin seksual por konfirmoi se ishte gej.
Episodet e fundit të serialit, me aktorë kryesorë Kevin Spacey dhe Robin Ëright, si dy politikanë të pamëshirshëm në qeverinë amerikane, do të transmetohen në vitin 2018.
Deklarata erdhi pas sulmit nga Anthony Rapp, i cili akuzoi aktorin e njohur për ngacmim seksual. Ai Kërkoi ndjesë publike për ngacmimin e një adoleshenti dekada më parë.
Në atë kohë aktori Anthony Rapp, atëherë ishte 14 vjeç ndërsa Spacey 26. Ky i fundit e kishte ftuar në një festë ku ndodhi dhe incidenti. “Sinqerisht, nuk e mbaj mend atë moment, ka ndodhur përpara 30 vjetësh, – u shpreh Spacey – por nëse i kam bërë vërtet veprimet e pretenduara i detyrohem atij personi një ndjesë të sinqertë për atë që duhet të ketë qenë rezultati i sjelljes se pahijshme të një të dehuri”.
Rapp vendosi ta tregojë tani historinë e tij i shtyrë nga shpërthimi i skandalit të Harvey Weinstein. Aktori i “Star Trek: Discovery” rrëfeu në një intervistë për BuzzFeed News sesi ylli i “House of Cards” ishte përpjekur ta joshte, por ai kishte mundur të largohej nga dhoma.
Ndërkohë Spacey, sipas mediave rozë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është me prirje homoseksuale por asnjëhrë nuk kishte folur kaq hapur.
Sigal