Akuzat kundër autoritetit absolut në Turqi, Biden takohet sot me Erdogan

485
Joe Biden do të takojë sot presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrin Ahmet Davutoglu për bisedime, në fokus lufta kundër grupit të Shtetit Islamik dhe konflikti sirian, një ditë pas deklaratave me tone kritike të zëvendëspresidentit amerikan kundër shkeljes së lirisë së shprehjes në Turqi.
Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Stamboll, Biden kritikoi regjimin islamiko-konservator të Erdogan-it duke e paraqitur si një shembull aspak të denjë në këtë aspekt.
Ai shfrytëzoi një takim me një grup intelektualësh dhe gazetarësh mbështetës të opozitës për të ngritur zërin së bashku me ta, se në Turqi si një nga kryeqytetet më të rëndësishme është mjaft shqetësues fakti i domethënies politike autoritare të presidentit, personi më me influencë në vend.
“Në një periudhë kur mediat janë penguar ose gazetarët janë arrestuar për botime kritike dhe më shumë se 1.000 akademikë janë akuzuar për tradhëti, thjesh sepse kanë nënshkruar një peticion, ky nuk është shembulli më i miri që duhet dhënë”, u shpreh ai.
AFP
Sigal