Aktorja ndalohet dy herë brenda javës: Jam gati të arrestohem çdo të premte

458
Sigal

Aktorja e njohur, Jane Fonda është arrestuar për herë të dytë brenda një jave teksa protestonte në Capitol Hill për çështjet e klimës, nën akuzën e protestës së paligjshme.

“Greta Thunberg më la përshtypje të mëdha”, deklaroi aktorja 81-vjeçare, e cila rreshtohet gjithmonë e para në këto protesta duke u kthyer në simbol të vërtetë rezistence.

Fonda deklaroi se është e gatshme të arrestohet çdo të premte, ditë kjo e zgjedhur dhe nga adoleshentja Greta Thunberg, për të protestuar përpara parlamentit suedez.

“Kam qenë një aktiviste për klimën prej një kohë të gjatë dhe prej vitesh kam marrë vendime në mbrojtje të saj. Drejtoj një makinë elektrike, ricikloj mbeturinat, evitoj plastikën dhe ha më pak mish. Por jam e vetëdijshme se këto zgjedhje individuale nuk mund ta ndryshojnë me shpejtësinë e duhur atë që po ndodh me planetin tonë”, u shpreh aktorja e njohur duke na treguar se mosha nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për të ngritur zërin për çështje të rëndësishme siç është ajo e ndryshimeve klimatike.