Aktorja e njohur shtrohet në spital

534
Sigal

Veterania e kinematografisë turke, Nebahat Çehre, është shtruar në spital të mërkurën.

Media turke raportoi se 73-vjeçarja është shtruar në një spital privat në Stamboll, duke shqetësuar fansat e saj.

Gjendja shëndetësore e aktores së mirënjohur, e cila mësohet se po kalon një infeksion gripal, është e mirë. Megjithatë ajo do të vazhdojë mjekimin edhe për disa kohë si pasojë e dobësimit të sistemit imunitar.

Në një reagim në rrjetet sociale pas publikimit të lajmeve në media, Çehre tha se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por si pasojë e ftohtit të madh dimëror po kalonte një infeksion të lehtë gripal.

Çehre ka luajtur me dhjetëra role në kinematografinë turke, përfshirë edhe rolin e nënës së Elifit (Zerrin) në serialin “Diamante dhe Dashuri”.