Aktori më seksi në botë baba për herë të dytë, zbulon gjininë e fëmijës

308
Vetëm para disa kohësh ai u shpall si aktori më sexy në botë.Bëhet fjalë për Dwayne Johnson, i cili ka njoftuar ndjekësit e tij se së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.
Duke postuar një foto në Instagram të vajzës së tij, Johnson ka zbuluar se edhe fëmija e dytë do të jetë përsëri një vajzë.
“Jasmine Lia do të dëshironte të bënte një njoftim. Është vajzë. Lauren dhe unë jemi shumë të lumtur që në pranverë të mirëpresim fëmijën tonë të dytë. Shtoj se edhe Jasmine është e emocionuar që do të jetë motra e madhe dhe do të mbroj motrën e vogël. Edhe një herë jam i lumtur qe rrethohem nga femra të dashura dhe të fuqishme. Të gjitha vajza. Vetëm një djalë.”- ka shkruar aktori.