Aktori i njohur mohon akuzat për ngacmim seksual

702
Aktori australian Craig McLachlan është akuzuar për ngacmim seksual ndaj tri aktoreve të njohura.

Mirëpo, aktori i njohur ka mohuar akuzat për sjellje të pahijshme seksuale të bëra kundër tri aktoreve, Christie Whelan Browne, Erika Heynatz dhe Angela Scundi.
Akuzat kundër McLachlan, 52-vjeçar, kanë të bëjnë me kohën e tij në një shfaqje të vitit 2014-të, të “Rocky Horror Show”.
Tre anëtaret akuzuan ish- aktorin për prekje dhe ngacmim.
McLachlan dha dorëheqjen nga drejtimi i Rocky Horror Show të hënën, por i hodhi poshtë akuzat duke i quajtur si “krejtësisht të rreme”.
“Sinqerisht, duket se janë shpikje të thjeshta, ndoshta të bëra për arsye financiare, ndoshta për të fituar famë,” është shprehur ai.
Heynatz, i cila luajti Magenta, tha se ajo ishte puthur me forcë nga aktori.
Policia i tha BBC se ata ishin “duke hetuar akuzat për veprat seksuale që datojnë nga 2014”, por nuk do të jepnin detaje të mëtejshme.
Sigal