Aktivistët e VV protestë në Berlin kundër “Zajednicës” dhe Demarkacionit

586
Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të AAK-së, protestuan sot para përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës në Berlin, ku shqetësimin e tyre të thellë mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë më 25 gusht, si dhe marrëveshjen e 26 gushtit për demarkacion me Malin e Zi. Protestuesit thanë se pushteti aktual në Kosovë po e keqpërdor secilin institucion shtetëror, vetëm e vetëm që ta shtypë opozitën, ashtu që t’i realizojë në përpikëri projektet e Serbisë brenda Kosovës.

“Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi cenojnë rënë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ndarja etnike e Kosovës përmes “Zajednicës” është hap i parë drejt bosnjëzimit të shtetit tonë. Prandaj, nuk do ta lejojmë një gjë të tillë. Prandaj, do të angazhohemi deri në fund që t’i ndalim këto marrëveshje.Qeveria e Kosovës është marrë peng nga politikat e gabuara, dhe si e tillë nuk është e aftë për të siguruar interesat vitale të shtetit dhe qytetarëve të saj. Një Qeveri që sjell marrëveshje antikushtetuese e raciste nuk është e denjë që ta udhëheq shtetin”, thuhet në një komunikatë të Vetvendosjes.
Sigal